Rikthimi i lëkundjeve të tokës në vend, flasin sizmiologët: Bëjnë mirë që çlirohen në formën e tërmeteve të vogla

2 Nëntor 2024, 15:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rikthimi i lëkundjeve të tokës në vend, flasin

Ditët e fundit vendi ynë ka përjetuar lëkundje tërmetesh me magnitudë nga 3-4, të tilla si ai në Konispol, Memaliaj, afër Patosit, dhe i fundit në Shëngjergj të Tiranës.

Por përse po ndodhin pikërisht në këtë periudhë tërmetet dhe a janë të rrezikshme ato?

Sizmiologu Rrapo Ormëni: Tërmeti më i fortë ishte ai i datës 25 tetor, që ra në rrethin e Fierit, në verilindje të Patosit, në afërsi të fshatit Kurjan me magnitudë 4. Tërmete të tilla, deri tek magnituda 4, janë tërmete të cilat nuk dëmtojnë. Kur kalojnë magnitudën 4.5 japin dëmtime te lehta vetëm në zonën epicentrale, suva, plasaritje të lehta etj, pra janë tërmete të padëmshme dhe të paefektshme.

Unë them që në këtë rast nuk ka vend për asnjë lloj shqetësimi as në zonën epicentrale, sepse tërmete tek niveli 4 ose dhe 4.5 janë tërmete që bien në të gjitha pjesët e territorit të vendit tonë, sepse është vend me aktivitet sizmik, dhe këto quhen tërmete të vegjël ose mikrasizmise, të cilët nuk paraqesin asnjë problem për popullatën, për dëmtime, por që bëjnë mirë që çlirohen në formën e tërmeteve të vogla.

Nëse energjia akumulohet dhe nuk çlirohen tërmete të tilla të vogla, atëherë akumulimi rritet për arsye të këtyre pllakave, sepse ajo ekziston përplasja e pllakës MikroAdriaktike, detit Adriatik me Eurogjenin dhe mund të çojë pastaj në tërmete më të mëdha.

Nuk ka ndonjë lidhje me periudhën tani kur bien tërmetet, por kur aktivizohet një tërmet rreth tij, ky tërmeti i Fierit p.sh më magnitudë 4 është shoqëruar edhe me 2 pasgoditje. Pra kur aktivizohet një zonë, derisa të vendoset gjendja e ekuilibrit bien tërmete të vogla.

Po ndodh...