Pamje të rënda nga Mati/ Banesa nën ujë, evakuohet familja me shtatë anëtarë

18 Nëntor 2025, 10:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pamje të rënda nga Mati/ Banesa nën ujë, evakuohet familja

Pamje dramatike vijnë nga Mati për shkak të reshjeve intensive të orëve të fundit.

Një banesë në fshatin Rreth Baz është përmbytur nga uji, ndërsa familja me 7 anëtarë është evakuar. 

Në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikësit dhe mjete të tjera për largimin e ujit dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës.

Gjithashtu raportohet problematika me qarkullimin, ku rruga nacionale Burrel–Skuraj paraqet rrezik serioz, duke vënë në rrezik automjetet që kalojnë.

 

Po ndodh...

ide