“Pjesa më e madhe e përdoruesve të TikTok janë në grupmoshën 16-20 vjeç”, eksperti i IT: Mund të integrohen filtra në platformë

7 Dhjetor 2024, 14:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Pjesa më e madhe e përdoruesve të TikTok janë në

Eksperti i Teknologjisë së Informacionit, Elton Heta, ka diskutuar në studion e News24 mbi mundësinë e mbylljes së platformës TikTok në Shqipëri, duke theksuar disa aspekte të rëndësishme lidhur me përdorimin e saj dhe sfidat që lidhen me sigurinë kibernetike.

Heta u përqendrua në grupmoshën e përdoruesve të TikTok në Shqipëri, duke theksuar se “rreth 56% e përdoruesve të TikTok janë nga 16 deri në 20 vjeç”.

Ai sugjeroi se mund të bëhen filtra dhe rregullime për të menaxhuar më mirë përdorimin e TikTok dhe për të minimizuar rreziqet, por kjo kërkon një angazhim të shtuar nga institucionet dhe platforma vetë.

Përsa i përket shqetësimeve të sigurisë dhe krimit kibernetik, Heta ndau një përvojë personale, ku tha se kishte raportuar një rast të keqpërdorimit të informacionit të tij në platformë.

“Kam bërë një raportim te krimi kibernetik për një rast ku më kishin marrë fotot e mia dhe më thanë se ky sektor nuk funksionon,” tha Heta. Ai theksoi se nuk ishte marrë asnjë masë konkrete dhe se kur ishte paraqitur te rajoni i policisë, ishte njoftuar që “nuk bëhet asgjë edhe atje.”

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128