Përplasjet me Ylli Rakipin, mbyllja e emisionit të Dudushit dhe dilema mes Fevziut e Grida Dumës, Ben Blushi flet pa filtra: “Opinionin” e shoh më pak...

14 Nëntor 2025, 19:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasjet me Ylli Rakipin, mbyllja e emisionit të Dudushit dhe dilema

Ben Blushi ka folur si rrallëherë për karrierën e tij në televizion dhe marrëdhëniet me gazetarët më të njohur të ekranit shqiptar, me të cilët ka punuar në media.

I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, ish-drejtori i përgjithshëm i Top Channel rrëfeu prapaskena, debate dhe vendime të vështira të periudhës së tij në krye të televizionit.

Dilema mes Fevziut dhe Grida Dumës
I pyetur se me cilin prej drejtuesve të emisioneve politike do të zgjidhte të punonte nëse do të drejtonte sërish një televizion, Blushi u ndal te dyshen e njohur: “Grida Duma apo Blendi Fevziu? Më takon të them Fevziu. Me të kam histori të gjatë, 30-40 vite miqësi, pavarësisht se e shoh gjithmonë e më pak. Patjetër Fevziun”. Në asnjë moment gjatë këtij krahasimi, Blushi nuk e përmendi drejtuesen aktuale të Top Story.

Marrëdhënia me Ylli Rakipin dhe Eni Vasilin
Pyetja pasuese e Arbanës u ndal te një tjetër dyshe e njohur e medias, Ylli Rakipi dhe Eni Vasili. Blushi zbuloi se ka pasur përplasje me Rakipin, ndërsa me Enin ka patur një bashkëpunim të suksesshëm. “Me Yllin u ndava keq, pavarësisht se sot flasim. Enin e mora unë në Top Channel dhe punoi me mua 3-4 vite. Shkëlqeu. Shpresoj të jetë një drejtuese e mirë e RTSH-së. Nuk ka shumë eksperiencë administrative, por ka eksperiencë jete”.

Mbyllja e emisionit të Alban Dudushit
Në vijim, Blushi komentoi raportin e tij me Alban Dudushin dhe Rudina Xhungën. Ai pranoi se është larguar jo mirë me Dudushin pasi i mbylli emisionin Top Shoë. “Me Dudushin nuk jam ndarë mirë. Ia mbylla emisionin, sepse sipas meje nuk funksiononte më. U mërzit me mua. Nuk e di ku është tani, nuk e shoh më”.

Sa i përket Rudina Xhungës, Blushi tha se e takon herë pas here, por nuk mendon se as ajo dhe as Dudushi do të preferonin të punonin me të. “Ka shumë njerëz që nuk duan të punojnë me mua. Kanë frikë nga miti që keni përhapur ju, që jam shumë i egër. Por, nuk jam ashtu”.

Pse zgjedh Jonida Shehun dhe jo Sokol Ballën
Duke komentuar figurat me të cilat ka bashkëpunuar, Blushi tregoi se Jonida Shehu ka qenë zgjedhja e tij si në Top Channel, ashtu edhe në Euroneës Albania. “Me Jonidën kam punuar dy herë. Në Top e mora pasi e kishin larguar, pastaj edhe në Euroneës. E hoqën sapo ika unë. Kështu që do të ishte më mirë me të, edhe herën e tretë”.

Komplimenti për Arbanën dhe “veto” për Big Brother VIP
Në fund, Blushi nuk kurseu vlerësimet për Arbanën dhe rrëfeu se kishte vendosur “veton” që ajo të moderonte Big Brother VIP.

Ledion Liço apo Arbana Osmani? Ty patjetër. Ti je e talentuar për atë punë. Dhe gjynah që s’e bën Big-un. Më vjen shumë keq që nuk e bën. Ty patjetër, as nuk diskutohet. Ata më kërkuan që ta bënte ky Ledioni atë punë, unë nuk e pranova. Edhe vura veton për ty, për fat të mirë. Dhe bëra shumë mirë. Pse të vjen zor, pse nuk më sheh në sy?”

Po ndodh...

ide