
Përplasi për vdekje të moshuarin në Xibër, arrestohet shoferi 63-vjeçar

14 Janar 2025, 14:01 / AKTUALITET
Policia e Dibrës ka arrestuar një 63-vjeçar, pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident me vdekje.
63-vjeçari mësohet se ka përplasur për vdekje një 75-vjeçar pranë fshatit Xibër.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin B.A., 63 vjeç, banues në Bulqizë.
U arrestua 63-vjeçari, me datë 15.12.2024, në fshatin Xibër, teksa drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar një motomjet që drejtohej nga shtetasi P.H., 75 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 75-vjeçari ka humbur jetën disa ditë pas aksidentit, në spitalin Universitar të Traumës në Tiranë”, njofton policia.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128