Përndiqte dhe kërcënonte ish-bashkëshorten, arrestohet shqiptari në Itali
11 Dhjetor 2024, 10:59 / AKTUALITET

Karabinierët e Viareggio në Itali kanë arrestuar një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në qytet, nën akuzën e dhunës dhe shkeljes së urdhrit të mbrojtjes të lëshuar për ish-bashkëshorten e tij.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pavarësisht masës, vazhdonte ta kërcënonte dhe përndiqte gruan me telefonata, mesazhe, madje i shkonte dhe në ambientet e punës.
Në një prej incidenteve të fundit, 35 vjeçari e dogji në dorë me cigare ish-partneren, gjë që detyroi gruan të njoftonte policinë për të marrë masa ndaj tij.
Po ndodh...
ide
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
Nga Roland Lami
Sa larg do të shkojë Europa për të mbrojtur Groenlandën nga Trumpi?
Nga Katherine Butler
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
