Përdorte taksinë e tij për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

8 Nëntor 2025, 09:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përdorte taksinë e tij për të furnizuar grupet kriminale me

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vijojnë goditjet ndaj armëmbajtjes pa leje dhe veprimtarive kriminale.

Në një operacion të koduar “Gun Expert”, finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, u arrestua në flagrancë një 46-vjeçar që përdorte taksinë e tij për të shpëtuar nga kontrollet policore, ndërsa iu sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, drogë kokainë dhe pjesë armësh. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

Njoftimi

Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Strukturat e DVP Tiranë, ndaj armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi.

Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh.

Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, vihet në pranga 46-vjeçari që përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore.

46-vjeçari i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.

Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda speciale, finalizoi operacionin policor të koduar “Gun Expert”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi A. C., 46 vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi.

Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikeve”.

 

Po ndodh...

ide