Pas pezullimit të Elidon Çelës, në krye të Policisë së Vlorës vendoset ish-drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Edvin Ndreu
1 Qershor 2026, 12:22 / AKTUALITET

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e dretorit të Policisë së Vlorës, pasi më parë ka shërbyer si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë.
Vetë Skënder Hita ka qenë i pranishëm në komisariatin e Vlorës gjatë takimit ku edhe emëroi Ndreun në krye të policisë së qytetit.
Ky komandim i tij në krye të bluve të Vlorës, vjen pas largimit të Elidon Çelës, i cili u shkarkua pas një njoftimi të pasaktë të bërë në lidhje me ngjarjen e Zvërnecit.
Sipas Euronews.al, Ndreu do të jetë përkohësisht drejtues i Policise së Vlorës, deri në një vendimmarrje të mëtejshme nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit.
Po ndodh...
ide
Protesta kundër një elite pa moral
Nga Sokol Neçaj
Protestat nuk prodhojnë liderë
Nga Ardi Stefa
Zombit përballë Gen Z!
Nga Arbër Hitaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128