“Paralizohet” përkohësisht Vlora, trafik i rënduar për shkak të punimeve në Unazën e qytetit
24 Maj 2026, 18:09 / AKTUALITET

Qarkullimi i automjeteve në Vlorë është rënduar ndjeshëm këtë të diel, si pasojë e fluksit të lartë të mjeteve dhe punimeve që po kryhen në infrastrukturën rrugore të qytetit.
Situata është përkeqësuar edhe më shumë për shkak të asfaltimit të rrugës së Unazës së qytetit, segment i cili aktualisht është bllokuar për qarkullimin e automjeteve, duke krijuar radhë të gjata dhe lëvizje të ngadalta në disa akse kryesore.
Në terren ndodhen efektivë të Policisë Rrugore, të cilët po menaxhojnë trafikun dhe po orientojnë drejtuesit e mjeteve drejt rrugëve alternative, me qëllim shmangien e bllokimeve të mëtejshme.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
Nga Ermal Peçi
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128