Njoftuan morgun për tërheqjen e trupit. Si tentuan dy infermieret e azilit të fshihnin vrasjen
Policia arrestoi dy infermieret e turnit në azilin privat ku u godit për vdekje me bastun 82-vjeçari Virxhil Vesho nga shoku i tij i dhomës, Zyhdi Shehu.
31-vjeçarja Nazime Mulla dhe 26-vjeçarja Glesantina Saraçi akuzohet se kanë tentuar të fshehin ngjarjen.
Infermieret mësohet se pasi kanë zbuluar krimin e rëndë brenda dhomës së azilit privat nuk kanë njoftuar policinë, por morgun dhe një agjenci funerale për të tërhequr trupin.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 08.08.2024, ndodhur në një azil privat për të moshuarit, ku shtetasi Z. Sh., 78 vjeç, ka goditur me bastun shtetasin V. V., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara të kryera u arrestuan shtetaset G. S., 26 vjeçe, dhe N. M., 31 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, me profesion infermiere në azilin ku akomodoheshin dy të moshuarit.
Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se dy të arrestuarat në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë konsumuar veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.
Këto dy shtetase nuk kanë njoftuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur si dhe kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, njoftoi policia. Materialet i kaluan Prokurorisë."
Pengesa e projektit amerikan
ide
Problemin nuk e kemi te Rama, as te Tritani, por te Belindi!
9 shtatorët e zinj të Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128