Nipi i Nehat Kullës u vetëhodh nga Ura e Vashës, del fotoja e 40-vjeçarit! Si ndodhi ngjarja

9 Dhjetor 2025, 09:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nipi i Nehat Kullës u vetëhodh nga Ura e Vashës, del fotoja  e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40 në urën e fshatit Fshat, pjesë e Rrugës së Arbrit.

Sipas informacioneve të marra, dyshohet se një 40-vjeçar, nipi i Nehat Kullës, është hedhur nga ura. Ai ka lënë makinën në mes të urës, është ngjitur mbi mbrojtëset anësore dhe më pas është hedhur.

Ura është rreth 158 metra e lartë, duke u konsideruar si ura më e lartë në Ballkan.

Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.



Po ndodh...

ide