Në kërkim nga SPAK/ Vetëdorëzohet ish-drejtori i Policisë së Lezhës Henerigert Mitri
Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës ish-drejtuesi i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Lajmi konfirmohet nga burime për mediat pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Henerigert Mitri rezulton i përfshirë në disa veprimtari kriminale.
SPAK kishte lëshuar urdhër-arresti për Mitrin pasi akuzohet se në bashkëpunim me Klodian Shahini dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.
Gjithashtu, ish-drejtori i lartë i Policisë së Shtetit, sipas SPAK, Henerigert Mitri në bashkëpunim me shtetasin Preng Gjini, aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.
Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”.
Mitri kishte i pari akses si drejtor policie për koordinatat që “Guardia di Finanzia” do të bënte për kontrollet nga ajri dhe më pas nxirrte urdhrat për kryerjen e tyre.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128