Në kërkim nga policia, 36-vjeçari kapet në pikën kufitare të Kapshticës

7 Dhjetor 2025, 11:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Në kërkim nga policia, 36-vjeçari kapet në pikën

Policia ka vënë në pranga në pikën kufitare të Kapshticës një 36-vjeçar të shpallur në kërkim. Ai u arrestua teksa po tentonte të kalonte kufirin në kundërshtim me ligjin.

Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Dëshmi e rremë” dhe “Futja e sendeve të palejuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale”.

“Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të territorit shqiptar është ndaluar shtetasi P. N., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Nga verifikimet rezultoi se ndaj tij, Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dëshmi e rremë” dhe “Futja e sendeve të palejuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale”, teksa po tentonte të kalonte kufirin në kundërshtim me ligjin.

Veprimet e mëtejshme procedurale janë kryer nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.”- njofton policia.

Po ndodh...

ide