Ndezi zjarr, por flakët dogjën dhjetëra rrënjë ullinj, e pëson keq vlonjati

11 Shtator 2024, 16:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndezi zjarr, por flakët dogjën dhjetëra rrënjë ullinj,
Një person është proceduar në Vlorë pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Velçë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me 70 rrënjë ullinj.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur më datë në 9 shtator. Gjithashtu mësohet se ullinjtë e djegur kanë qenë në pronësi të një tjetër personi.

Referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas, banues në fshatin Velçë, Selenicë, pasi dyshohet se më datë 09.09.2024, ka ndezur zjarr në fshatin Vajzë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me 70 rrënjë ulliri, në pronësi të një shtetasi tjetër.”– njoftoi policia.