“NATO, sot më e fortë”/ Hasani në Estoni: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës

18 Maj 2024, 20:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

“NATO, sot më e fortë”/ Hasani në Estoni:

Shqipëria vazhdon të mbajë një qëndrim të qartë dhe të palëkundur në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e BE-së, NATO-s dhe SHBA-së.

Shefi  i diplomacisë shqiptare Igli Hasani e ritheksoi këtë qëndrim në konferencën ndërkombëtare “Lennart Meri” që u mbajt ne Estoni, ku  pjesëmarrës përmes teknologjisë ishte  edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Gjatë qëndrimit 24 orësh në kryeqytetin e Estonise, Ministri Hasani u prit nga kryeministrja Kallas, homologu i tij estonez si dhe drejtues të Komitetit për Politikën e Jashtme te cileve u  shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme ne rrugëtimin e Shqipërise drejt BE.

 

Po ndodh...