"Kutia e pandorës është hapur në Shkodër!"/ Lala për masakrën e Dobraçit: Një makinë e tretë në vendngjarje...
Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të reja nga hetimet për masakrën e Dobraçit, ku mbetën të vrarë katër persona.
E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala tha se situata kriminale në Shkodër është mjaft problematike dhe është hapur "kutia e pandorës". Gazetarja tha se në vendngjarjen e atentatit, ka patur edhe një makinë tjetër që udhëtonte me mjetin e viktimave. Ajo gjithashtu foli për dyshimet serioze se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe Ibrahim Lici.
"Dosja për momentin ka kaluar në SPAK, ka disa ditë që është përcjellë për moskompetencë nga Prokuroria e Shkodrës. Ata arritën në konkluzionin që atentati ishte kryer nga grup i strukturuar kriminal. Ngjarja mund të bashkohet me shumë dosje të tjera kriminale dhe që mendohet se janë kryer nga i njëjti grup.
Në SPAK mbërriti vajza e Flutura dhe Bashkim Bashës, dy qytetarët që u vranë fare pa lidhje me ngjarjen. Ajo kërkonte informacion, donte të dinte si ndodhi ngjarja. Pavarësisht se u aksidentuan nga viktimat, kur automjeti doli nga rruga, vajza kërkonte drejtësi. Problemi është se sot kemi disa pikëpyetje. A mori masa policia për ta parandaluar vrasjen e Arlind Bushatit që kishte sinjalizuar?
Është një person i tretë që shfaqet. Kam dyshime se Ibrahim Lici ka qenë në automjet. Por nga informacionet që kam, ka patur edhe një automjet tjetër, që drejtohej nga një shtetas vlonjat, lidhje familjare e Licëve. Kam dyshime se Ibrahim Lici ka qenë në automjet, mund të ketë mbetur i plagosur për shkak të gjurmëve të gjakut që janë gjetur. Por nuk e konfirmoj dot a është i njëjti person. Në pamje të parë duket i tillë, por duhet ta konfirmojnë provat shkencore.
AMP ka referuar forcat Shqiponja, për shpërdorim detyre, se nuk kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe nuk kanë shoqëruar të gjithë personat që janë dëshmitarë, përfshirë edhe këtë përson që shfaqet.
Nga zoti Proda prisja pikërisht këtë gjatë raportitmit, të fliste a mund të ishte parandaluar ngjarja, a u mor sinjalizim nga SHISH për Arlind Bushatin? A u morën masa? Mund të ishte në burg Hamza Lici dhe Arlind Bushati, për armëmbajtje pa leje dhe do të ishin gjallë.
Kutia e pandorës është hapur në Shkodër. E dimë shumë mirë këtë. E dimë se çfarë ndodhi pas 2018, shpërthimit me tritol te tregu me Lulzim Kullën. E dini revanshin kriminal atje.
Nga prokuroria e Shkodrës, rezulton se Hamza lici dhe Arlind Bushati kanë dalë nga shtëpia e Hamza Licit vetëm ata të dy. Dyshohet se pastaj rrugës kanë marrë Ibrahim Licin. Ndërkohë kanë qenë të shoqëruar edhe nga një automjet tejtër. Ka dyshime të forta, ka patur kontrolle në klinika në jug të vendit.
Lici kalonte kohë në Vlorë dhe planet për ta ekzekutuar kanë qenë për ta vrarë rrugës.
Policia dhe Prokuroria prandaj ka vajtur në jug për të kontrolluar klinikat mjekësore. Unë nuk mendoj se ka vajtur në klinika por mund të jenë gjetur mjekë për ta kuruar në ambjente private. Ibrahim Lici është nga njerëzit më të kërkuar", tha Lala.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128