Kishte fshehur poshtë sediljes së makinës 46 doza kokaine, policia italiane arreston dhe dëbon 21-vjeçarin shqiptar

20 Shtator 2024, 18:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kishte fshehur poshtë sediljes së makinës 46 doza kokaine,

Policia italiane ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar në Itali, pa leje qëndrimit, për veprën penale të trafikimit të drogës.

I riu, në momentin që ka parë policinë, ishte përpjekur t’i shmangej kontrollit ndërsa ishte në makinën e tij, por kur oficerët arritën tek ai, ai u ndalua menjëherë.

Gjatë kontrollit personal dhe në makinë, atij iu gjetën 46 doza kokainë, me peshë totale 35 g, të cilat i kishte fshehur brenda një qeseje të vogël të vendosur poshtë sediljes së shoferit.

Në përfundim të hetimeve, 21-vjeçari u shpall i arrestuar.

Në përfundim të seancës së vlefshmërisë, gjyqtari hetues i Gjykatës së Spoletos la në fuqi arrestimin dhe urdhëroi dëbimin e tij të menjëhershëm nga territori i Italisë.

Subjekti u riatdhesua më pas me transport ajror në Shqipëri.

 

Po ndodh...