Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se autori, Elvis Shkambi, ka përdorur një armë të tipit Makarov dhe ka qëlluar pesë herë, ndërsa arma është dorëzuar bosh pas ngjarjes.
Karamuço tha se goditjet nuk kanë qenë statike, pasi autori dhe viktima janë zhvendosur gjatë incidentit. Ai gjithashtu konfirmoi se ka në dispozicion pamje filmike me audio nga momenti i vrasjes.
Profesori shtoi se dyert e sallës së gjyqit kanë ndihmuar të pranishmit të shmangin plumbat, duke shpëtuar disa persona nga goditjet e autorit. “Ka pamje filmike; në atë moment disa persona kanë dalë përmes dyerve, pasi autori ndiqte gjyqtarin,” tha Karamuço, duke përshkruar dinamikën e ngjarjes sipas trajektoreve të plumbave.
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


