Incident i rëndë në Portin e Durrësit, 24-vjeçari humb jetën pas kontaktit me rrymën elektrike gjatë punimeve në bord (EMRI)

Një incident fatal është regjistruar pak më parë në portin e Durrësit, ku një 24 vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga rryma elektrike gjatë punimeve në bord.
Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është Avaz Yafarov, 24 vjeç, me kombësi nga Azerbaixhani dhe pjesë e ekuipazhit të anijes “Kyebele”. Anija ishte e akostuar në kalatën nr. 2 dhe po shkarkonte ngarkesën me grurë.
Ndihma e dhënë menjëherë nga ekuipazhi dhe shërbimet portuale nuk arriti ta shpëtonte.
Rreth orës 17:50, është transportuar për në urgjencën e Spitalit Durrës, por ka ndërruar jetë rrugës, shtetasi nga Azerbajxhani, J. A., 24 vjeç, marinar në një anije me flamur të shtetit të Panamasë.
24-vjeçari, duke punuar në anije, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
