Çifti nga Vlora në qiell të hapur, banesa u dogj nga zjarri: Kërkojmë ndihmë, mbrëmë fjetëm jashtë

Me mure të nxirë, orendi të shkrumbuara, pa dyer e pa dritare, kjo është gjendja e banesës së çiftit Shametaj nga Vlora, që u përfshi nga flakët mesditën e 16 nëntorit. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara për News24 nga operatori Marjus Seiti, shtëpia e dy të moshuarve është e bërë e pabanueshme.
Çifti i të moshuarve jetojnë në lagjen e ish-sodës në Vlorë, ndërsa në trishtim të thellë pohojnë se nuk mundën të shpëtonin asgjë. Në çastin kur ra zjarri të dy, burrë e grua ndodheshin në oborr, ndërsa 79-vjeçari Jorgo Shametaj ka tentuar të futej brenda mes për mes flakëve, por e shoqja e ka ndaluar.
Jorgo dhe Myrvete Shametaj thonë se pensioni që ata marrin nuk e arrin vlerën e 30 mijë lekëve në muaj, ndaj e kanë të pamundur ta restaurojnë vetë banesën. Dy të moshuarit thonë se në luftën për mbijetesë kanë vetëm njëri-tjetrin, ndaj drejtojnë apel për ndihmë.
Sipas të moshuarve shkak për rënien e zjarrit në banesën e tyre është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për rastin.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
