I maskuar me kapuç, ky është i dyshuari i vendosjes së tritolit në Durrës

26 Shkurt 2024, 23:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

I maskuar me kapuç, ky është i dyshuari i vendosjes së
Personi në pamje dyshohet të jetë personi që ka vendosur lëndën plasëse në banesën e Ilir Koçiljas mbrëmjen e sotme në Durrës.

Sikurse duket nga pamjet e kamerave të sigurisë, ai kalon pranë banesës, teksa mban veshur një kapuç dhe qëndron kokulur.

Ndërkohë policia po punon për të verifikuar nëse është ky personi që ka vendosur lëndën plasëse.

Banesës së Illir Koçiljas, i cili dy javë më parë vrau fqinjin e tij për një vend parkimi, i është vënë sot lëndë plasëse.

I maskuar me kapuç, ky është i dyshuari i vendosjes së
Më 14 shkurt ai vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka për shkak të një vendi parkimi.

Shpërthimi rreth orës 19.50, ndërsa banesën e tij s’ka pasur njeri, pasi 35-vjeçari Koçilja jetonte vetëm dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

 

Po ndodh...

ide