I akuzuar si bashkëpunëtor i bandës së Suel Çelës, Artan Hoxha shkon në SPAK

2 Dhjetor 2024, 13:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

I akuzuar si bashkëpunëtor i bandës së Suel

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur mesditën e sotme në SPAK. Ai ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Gazetari Hoxha së bashku me gazetarin Elton Qyno u lanë në masën "detyrim paraqitje' pas hetimeve dhe operacionit të Prokurorisë që goditi bandën e Suel Çelës në Elbasan.

Sipas SPAK, Suel Çela ka synuar të manipulojë perceptimin publik për të inkriminuar rivalët e grupit Çopja, duke i paraqitur ata si të paprekshëm, me lidhje të mundshme me politikën. Për realizimin e këtij skenari, SPAK thotë se janë përdorur 2 gazetarët, ndaj të cilëve u caktua masa “detyrim paraqitje”.

Operacioni i Prokurorisë së Posaçme në Elbasan, solli lëshimin e 19 urdhërave të arrestit, mes tyre edhe dy masat “detyrim paraqitje” për gazetarët e kronikës së zezë Artan Hoxha dhe Elton Qyno. Sipas Prokurorisë, gazetarët dyshohet të kenë marrë para nga Çela, për qëndrime që ata kanë mbajtur në daljet mediatike apo artikuj të shkruar prej tyre.

Gazetari Artan Hoxha kishte vetë një llogari në SKY ECC dhe bisedat i zhvillonte direkt me kreun e organizatës kriminale ndërkombëtare i njohur ndryshe si Marius Lulaj, i cili i paguante gazetarit dhe abonimin e shërbimit të shtrenjtë telefonik siç e bënte për çdo anëtar tjetër të bandës së tij, për të garantuar bisedat sekrete.

Bashkëpunimi i tyre në dosjen e SPAK pasqyrohet përmes komunikimeve për një kohë shumë të gjatë, me gazetarin që i shërbente, merrte informacione dhe e takonte herë pas herë.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128