Goditi me grusht avokatin, shpallet në kërkim 36-vjeçari në Shkodër

12 Prill 2024, 11:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Goditi me grusht avokatin, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim nga autoritetet në Shkodër.

Mësohet se ky person dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, një 48-vjeçar me profesion avokat.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë po punojnë për kapjen e shtetasit S. M. (Sh.), 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, një 48-vjeçar me profesion avokat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...