Gjykata rrëzoi Llagamin, Asim Vokshi betohet në Presidencë javën që vjen si anëtar i ri i Kushtetueses
Gjyqtari Asim Vokshi do të betohet në Presidencë si anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese javën e ardhshme. Presidenti Bajram Begaj, i pyetur nga gazetarja e Report TV Esiona Konomi, tha se betimi do bëhet “javën tjetër”.
Betimi i tij u shty për shkak të ankimimit që bëri Naureda Llagami, e cila pretendonte parregullsi në mbledhjen e mbajtur në Gjykatën Kushtetuese, ku Vokshi u zgjodh anëtar i ri pasi kishte pikët më të larta. Në fillim ajo iu drejtua Gjykatës Administrative, por kjo gjykatë tha se kërkesa ishte jashtë juridiksionit të saj. Më pas, Llagami iu drejtua Kushtetueses, ku gjithashtu u rrëzua pasi kjo gjykatë nuk arriti të dilte me një vendim për mungesë kuorumi.
Llagami kërkonte që vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila emëroi Asim Vokshin si anëtar të Kushtetueses, të anulohej dhe që ajo të shpallej fituese, duke pretenduar se një votë ishte shpallur pa të drejtë e pavlefshme në procesin e votimit. Anëtarët e Kushtetueses nuk arritën shumicën e nevojshme të votave për ta pranuar kërkesën e saj. Për këtë arsye, sipas ligjit, kërkesa u konsiderua e rrëzuar. Gjyqtarët u ndanë në dy grupe opinionesh.
Sipas një pjese gjyqtarësh, Llagami nuk legjitimohej ta çonte çështjen në Kushtetuese si individ, pasi e drejta për t’u zgjedhur gjyqtar i kësaj gjykate nuk është një e drejtë themelore e mbrojtur nga Kushtetuta.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
