FNSH dhe policia zbarkojnë në Vlorë, kontrolle në gjithë qytetin
Vijojnë kontrollet e shtuara në qytetin e Vlorës nga Policia e Vlorës, Forcat Operacionale dhe FNSH-ja. Pas ngjarjeve të fundit dhe me qëllim rritjen e sigurisë publike, uniformat blu kanë shtuar masat në disa pika kryesore të qytetit bregdetar.
Raportohet se kontrollet janë përqendruar te drejtuesit e mjeteve luksoze, personat me precedentë penalë, si dhe tek ata që dyshohet se qarkullojnë me armë të ftohta apo nën efektin e pijeve alkoolike. Gjithashtu, po kryhen verifikime për dokumentacionin dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Burime nga policia bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në të gjitha akset kryesore të qytetit, me synimin për të parandaluar ngjarje kriminale dhe për të garantuar rendin e qetësinë publike në Vlorë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
