Flakët pushtojnë kurorën e gjelbër të Mashkullorës

18 Qershor 2024, 18:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Flakët pushtojnë kurorën e gjelbër të Mashkullorës
Zjarri përpin kurorën e gjelbër në fshatin Mashkullorë, Bashkia e Gjirokastrës. Vatrat e zjarrit janë evidentuar në orën 13:00, kohë kur u njoftuan edhe ekipet zjarrfikëse, raporton gazetarja Brikena Metaj për Balkanweb.

Terreni i përfshirë nga flakët është kryesisht malor, çka e bën të vështirë ndërhyrjen e ekipeve të zjarrfikësve, veçanërisht në përdorimin e automjeteve.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme kullotash dhe shkurresh, ndërsa flakët ndodhen larg zonave të banuara.

Në operacion për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 20 forca vullnetare, 6 punonjës mbështetës të PMNZSH, 11 zjarrfikës të PMNZSH.

Ekipet zjarrfikëse dhe ato vullnetare po mundohen të venë nën kontroll flakët me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine, çka e bën më të vështirë situatën.

 

Po ndodh...