Flakët po i drejtoheshin Gjirokastrës, shuhet pas 7 orësh zjarri në Sopot

20 Korrik 2024, 22:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Flakët po i drejtoheshin Gjirokastrës, shuhet pas 7 orësh zjarri
Pas rreth 7 orësh përpjekjesh zjarrfikësit dhe forcat vullnetare ia kanë dalë të shuajnë zjarrin në malin e Sopotit që po i drejtohej Gjirokastrës.

Për shkak të distancës nga rrugët ndërhyrja kryesore është realizuar me mjete rrethanore. Në zonën e antenave që gjenden mbi malin e Sopotit ka ndërhyrë një automjet zjarrfikës.

Territori po mbahet në mbikëqyrje për rrezikun e riaktivizimeve të mundshme ndërsa po hetohet për shkakun e zjarrit që nisi në zonën e bashkisë së Delvinës e që dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.

 

Po ndodh...

ide