FBI seminar me prokurorët e SPAK-ut, ambasada: Të vendosur në mbrojtje të Drejtësisë!

7 Tetor 2024, 17:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

FBI seminar me prokurorët e SPAK-ut, ambasada: Të vendosur në
Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë zbvilluar një seminar koordinues në Peshkopi me përfaqësues të FBI-së, OPDAT dhe ICITAP.

Lajmin e ka bërë me dije se Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bën me dije se në fokus të diskutimit kanë qenë përparësitë kryesore të SPAK-ut.

“Fundjavën e kaluar OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi. Së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.” – shkruan Ambasada.

Po ndodh...