Atentatet mafioze/ Gjithmonë vrasësit kryejnë punë dhe ikin pa lënë gjurmë

18 Mars 2023, 12:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Atentatet mafioze/ Gjithmonë vrasësit kryejnë punë dhe ikin

Duket se Shqipëria po kthehet dita-ditës në vendin ku mbizotëron fuqia e krimit, pasi pas çdo atentati policia nuk arrin të japë asnjë përgjigje dhe askush nga strukturat shtetërore nuk mban përgjegjësi.

Të djelën e 12 marsit Tirana u trondit nga një atentat mafioz, ku ngeli e vrarë një grua 60 vjeçare, e cila punonte kamariere në lokalin e Fatjon Muratajt, që dukej se ishte shënjestra e atentatit.

Autorët u larguan, policia nuk ka asnjë gjurmë. Një makinë digjet pak orë më vonë. Ndërkohë rezulton se ligji nuk është zbatuar dhe personat që janë shenjestra, rezultojnë me precedentë penalë.


Në rastin në fjalë, Fatjon Murataj ushtronte aktivitet tregtar me një bar-kafe nën sekuestro, kurse vetë personi ishte në masën e arrestit shtëpiak.

Pasi bëhet krimi, askush nga funksionarët e shtetit nuk mban përgjegjësi për moszbatimin e ligjit.

Ndërkohë media ka hedhur hipoteza të forta se atentati vjen si pasojë e hakmarrjes ose përplasjeve së grupeve kriminale.

Emra të njohur të botës së krimit janë lakuar si porositës të këtij atentati, por i vetmi që nuk arrin të zbulojë një pistë hetimi dhe të gjejë të vertetën është shteti.

Moszbatimi i ligjit nga të fortët po sjell dita-ditës një pasiguri të qytetarëve, të cilët kanë shqetësime të mëdha për jetën e tyre.

Ndërkohë shteti hesht, opinioni publik gumëzhin dhe jep alarmin e madh, se larja e hesapeve mes bandave nuk kursen jetën e asnjë qyetatari.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128