Emri/ Shkaktoi aksidentin me vdekje dhe u largua nga vendngjarja, policia zbulon drejtuesin e mjetit

5 Tetor 2024, 19:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Shkaktoi aksidentin me vdekje dhe u largua nga vendngjarja, policia zbulon
Policia Rrugore në Pogradec ka zbardhur aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku një 40 vjeçar u aksidentua për vdekje nga një automjet, ndërsa drejtuesi u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me mjetin e tij.

Gazetarja e News24 Lorena Kodra raporton për Balkanweb se drejtuesi i automjetit, i arrestuar nga policia është Gentjan Capo, 38 vjeç.

Policia njoftoi se pas një pune intensive të bërë nga Sektori i Policisë Rrugore, që nga mbrëmja e djeshme me këqyrje të kamerave që ndodheshin në aksin rrugor Korçë-Pogradec, kontrolle me dron dhe dylbi të territorit të fshatrave dhe zonave të banuara përreth vendndodhjes së aksidentit dhe informacioneve të marra ne rruge operative, u bë e mundur që rreth rreth orës 16:40, të lokalizohej nëpërmjet dronit automjeti tip “Volkswagen” i përfshirë në këtë ngjarje rrugore.

Njoftimi zyrtar nga Policia

“Në vijim të informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, tek vendi i quajtur “Ura e Leshnicës”, u gjet i pajetë shtetasi F. P. 40 vjeç dhe paraprakisht u dyshua për aksident rrugor, grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë vijoi veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të mjetit, që shkaktoi aksidentin.

Pas një pune intensive të bërë nga Sektori i Policisë Rrugore, që nga mbrëmja e djeshme me këqyrje te kamerave qe ndodheshin ne aksin rrugor Korçë-Pogradec, kontrolle me dron dhe dylbi të territorit te fshatrave dhe zonave të banuara përreth vendndodhjes se aksidentit dhe informacioneve të marra ne rruge operative, u bë e mundur që rreth rreth orës 16:40, të lokalizohej nëpërmjet dronit automjeti tip “Volkswagen” i përfshirë në këtë ngjarje rrugore.

Gjithashtu u identifikua dhe drejtuesi i automjetit shtetasit G. C., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec,

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Komisariat shtetasin G. C., i cili u arrestua për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”

Ndërsa automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

Po ndodh...