EMRI/ Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, ky është 36-vjeçari që humbi jetën në Shëngjin

16 Tetor 2025, 19:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, ky është
Është zbardhur identiteti i të riut, i cili humbi jetën tragjikisht pasditen e kësaj të enjte në një kantier ndërtimi në Shëngjin.

Viktima është shtetasi Anton Zefi 36 vjeç, nga fshati Pllanë i Lezhës, i cili dyshohet se ra aksidentalisht nga lartësia e një pallati në ndërtim në zonën e Kunës.

Më konkretisht, 36-vjeçari ra në vendin ku ishte parashikuar të instalohej ashensori, teksa mori plagë të shumta në disa pjesë të trupit dhe humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës për të kryer ekspertrizën mjeko-ligjore, ndërsa Policia ka nisur veprimet për të hetuar mbi rastin.

 

Po ndodh...

ide