EMRI/ Kush është mjeku që përplasi për vdekje gruan në aksin Gjirokastër-Tepelenë

9 Nëntor 2024, 00:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Kush është mjeku që përplasi për vdekje gruan
Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, te kthesa e fshatit Humelicë.

Viktimë mbeti një grua të moshës 62-vjeçare, banuese në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur para pak minutave, kur një automjet i drejtuar nga një mjek në Spitalin e Gjirokastrës, Ermir Mahilaj, ka përplasur 62-vjeçaren duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi 

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka konstatuar se mjeti që përplasi gruan ka qenë brenda normave te shpejtësisë. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rreth orës 19:50 në aksin rrugor "Gjirokastër - Tepelenë", në afërsi të fshatit Humelicë, shtetasi E. M., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësoren, shtetasen H. M., 62 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Shtetasi E. M., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Po ndodh...

ide