EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Milot-Morinë, arrestohet 24-vjeçari që përplasi për vdekje këmbësorin
2 Nëntor 2024, 11:57 / AKTUALITET
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Milot-Morinë, në territorin e Bashkisë Mirditë, ku një automjet përplasi për vdekje një këmbësor.
Policia bëri të ditur se ka arrestuar shtetasin Jeton Selimi, 24 vjeç, banues në Kosovë, i cili shkaktoi aksidentin.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme. Selimi duke drejtuar automjetin e tij në autostradën “Milot-Morinë”, në territor të bashkisë Mirditë, ka aksidentuar këmbësorin P. B., 57 vjeç, banues në Mirditë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot-Morinë, bënë arrestimin e shtetasin J. S., 24 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, njoftoi Policia.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
Nga Sidi Hasanaj
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
Ervis lljazaj
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128