EMRAT/ Vrasja e Elgi Progës, në pranga tre personat që fshinë pamjet filmike të kamerave të lokalit
Ngjarja e rëndë e ndodhur në muajin Gusht në Pogradec, ku mbeti i vrarë Elgi Proga, ka çuar në arrestimin e 3 personave të tjerë të cilët akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Në pranga kanë rënë Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari, të cilët sipas akuzës nuk kanë treguar detajet e konfliktit dhe goditjes me grusht që i bëri Denis Meçe, Eglantin Progës.
Për më tepër hetimet e zhvilluara gjatë kësaj kohe kanë nxjerrë të dhëna të tjera se tre personat janë përfshirë në fshirjen e pamjeve filmike të lokalit ku ndodhi ngjarje, duke sjellë pengimin e hetimeve.
Fshirja e pamjeve filmike nga DVR-të e dy lokaleve ku ka qëndruar viktima para se të vritej, është kryer në mënyrë të qëllimshme. Pamjet janë rikuperuar vetëm pasi prokuroria dhe Policia e Korçës, kontraktuan një ekspertët privat, i cili përmes programeve ka mundur të rikuperojë pamjet filmike të fshira.
Kaq ka mjaftuar, që sot prokuroria Dhorina Theodhori të marë vendimin për arrestimin e tre personave Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari, ndaj të cilëve është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
Arrestimi i tyre është kryer mëngjesin e sotëm nga strukturat e hetimit të Krimeve të Rënda në Korçë. Me këto arrestime të kryer ditën e sotme, numri i të ndaluarve për vrasjen e Eglantin Progës ka shkuar në 4 persona të ndaluar, duke përfshirë dhe arrestimin e Denis Meçes në muajin Gusht 2024.
Pritet që në ditët në vijim tre të arrestuarit të dalin para gjykatës së rrethit, për tu njohur zyrtarisht me akuzat dhe masën e sigurisë “arrest në burg”.
Për hetimin e këtij rasti kaq kompleks dhe që tronditi opinionin publik policia dhe prokuroria e Korçës, kërkuan ndihmën dhe të laboratorit kibernetik në SPAK, por kjo prokurori refuzoi të japë asistencën teknike.
Sipas një ekspertize të mjekësisë-ligjore, vdekja e Eglantin Progës, në mesin e muajit Gusht në Pogradec, ka ardhur si pasojë e hemorragjisë në cipën e trurit dhe hemorragjisë në indin trunor.
Ky është konkluzioni përfundimtar që kanë dalë dy ekspertët e mjekësisë-ligjore Gjergji Kaçauni dhe Klevis Shella, të cilët pas dy javë ekzaminimi dolën në përfundimin se 42-vjeçari Proga, ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes me grusht.
Sipas ekspertizës, në pikën dy të konkluzionit dy ekspertët dalin në përfundimin se viktima Eglantin Proga, ka gërvishtje në fytyrë, dëmtim ky që mund të jetë shkaktuar me mjet të fortë mprehës siç mund të jetë dhe goditja e tij me grusht.
Por krahas ekspertizës mjeko-ligjore Eglantin Progës i është kryer dhe analiza e toksikologjisë, ku ekspertja Mirnela Cinije doli në përfundimin se Proga kishte konsumuar alkool në masën 2.82 g/l.
Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi si pasojë e një shakaje që më pas u shoqërua me fyerje të rënda në ambientet e një lokali, mes dy të njohurve në Pogradec, ku për pasojë babai i dy fëmijëve Eglantin Proga ka humbur jetën.
Ngjarja solli një dallgë akuzash të adresuara nga opinioni publik dhe media në drejtim të komisariatit të Pogradecit dhe prokurorisë së Korçës, mbi mënyrën e trajtimit të këtij rasti duke e quajtur ngjarjen si aksidentale.
Në fakt pas shakave të bëra dhe më tej me kalimin në sharje dhe ofendim, ka qenë një goditje me grusht që autori i krimit Denis Meçe, i ka dhënë Eglantin Progës, i cili është rrëzuar në trotuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
ide
Fati i demokracisë në duart e gjykatave superiore të Shqipërisë!
Pensionistët, ‘Profesori i Ekonomisë’ dhe 3 këshilla për këtë të fundit!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128