EMRAT/ Tre të rinj rrahin me sende të forta një 19-vjeçar në Sarandë
5 Dhjetor 2024, 11:51 / AKTUALITET

Një 19-vjeçar u dhunua me sende të forta nga 3 të rinj të tjerë në fshatin Metoq të Sarandës.
Sherri mes 4 të rinjve ndodhi në një lavazh, ku pas një debati për motive të dobëta tre të rinj Fatjon Papa, Gabriel Mehmeti dhe Mario Agalliu dhunuan me sende të forta 19-vjeçarin Blernad Allkushi.
19-vjeçari pësoi lëndime të shumta në kokë dhe në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, ku konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë sherr, që dyshohet se filloi me motivin “pse më sheh” Policia e Sarandës shpalli në kërkim 21-vjeçarin Fatjon Papa, 19-vjeçarin Gabriel Mehmeti dhe 20-vjeçarin Marjo Agalliu, ndërsa bëhet e ditur se nuk kishin njohje të mëparshme me të dhunuarin Blernad Allkushi.
Po ndodh...
ide
Sa larg do të shkojë Europa për të mbrojtur Groenlandën nga Trumpi?
Nga Katherine Butler
Irani sot: Kriza e një shteti ideologjik dhe fundi i frikës
Nga Sokol Neçaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
