EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

9 Tetor 2025, 22:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë,

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe ndaluar dy autorët, që dhunuan barbarisht mesditën e sotme punonjësin e Pastrimit dhe Gjelbrimit në qytetin bregdetar, shtetasin Kozma Kukli, 61 vjeç,

Ata rezultojnë persona me precedent të mëparshëm kriminalë. Më konkretisht bëhet fjalë për shtetasit:

Ngjarja nsoshi në vendin e quajtur “Tregu i Çoles”, në lagjen “Bashkimi”, rreth orës 14:00, teksa autoritetet thonë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht me sende të forta shtetasin Kozma Kukli, 61 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.” – thuhet në njoftimin e Policisë

Sipas dëshmisë së dhënë nga vetë i moshuari, dy persona janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur pa asnjë paralajmërim.

Personat e tjerë të pranishëm në vendin e ngjarjes, kanë ndërhyrë menjëherë, duke njoftuar ambulancën dhe policinë, ndërsa i moshuari është dërguar me urgjencë në spital. Mjekët bëjnë me dije se Kozma Kukli ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në syrin e djathtë, i cili rrezikon shikimin.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

 

 

Po ndodh...