
Emrat/ Arsenal armësh në shtëpi, dy të arrestuar në Tiranë

Dy shtetas janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje.
Bëhet fjalë për shtetasit Elorjan Tanka dhe Ervin Turtulli. Policia sqëaron se gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur një kallashnikov dhe katër armë gjahu, si dhe dinamit e lëndë të tjera plasëse.
“U ndalua shtetasi E. T., 44 vjeç, i shpallur në kërkim më parë në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. T., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së 45-vjeçarit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak”,- njofton Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128