“Ekziston një dosje me prova për 21 janarin”/ Artan Hoxha: Prokurorit që po hetonte Berishën, iu ofrua një vend i mirë pune nga…

20 Korrik 2024, 17:36 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ekziston një dosje me prova për 21 janarin”/ Artan Hoxha:
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka folur në lidhje me dosjen e 21 janarit dhe hetim in e tij nga SPAK.

Ai ka zbuluar se ekziston një dosje, për të cilën mediat nuk kanë dijeni, por që do të përfshihet në fashikujt e Prokurorisë së Posaçme.
Ai tha se kjo dosje përmbante të dhëna që mund t’i nxirrnin probleme ish kryeministrit të kohës, Sali Berisha.

Kjo dosje u mbyll sipas tij, pasi kryeprokurori Adriatik Llalla i propozoi një shpërblim në post më të rëndësishëm, prokurorit që po merrej me çështjen.

Sot 21 janari, ata që hetojnë nuk kanë më hetim politik, kanë mbrojtje ligjore nuk i kërcënon më njëri
Ekziston një dosje hetimore që është marrë vetëm me prishjen e provave të 21 janarit. Këtu do të ketë zhvillime.

Prokurori që po hetonte e mblodhi prova që mund t’i nxirrnin probleme Berishës, kryeprokurori Adriatik Lala i ofroi një vend pune më të mirë prokurorit që merrej me çështjen, e emëroi si kryeprokur të Vlorës, i mori dosjen dhe ja mbyllën.

Pra iu ofrua sheqer, i thanë ke një post më të mirë e hiq dorë nga kjo dosje.

Kjo është një dosje që ne nuk kemi dijeni por do ti bashkohet fashikullit të SPAK”, tha ai.

Po ndodh...