Dyshohet se u dhunua për një gjobë, del FOTOJA e policit bashkiak në Vlorë

9 Tetor 2024, 23:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dyshohet se u dhunua për një gjobë, del FOTOJA e policit bashkiak

Personi që shihni në foto është polici bashkiak në Vlorë, Bruno Jazaj, i cili u dhunua barbarisht mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar.

Burime për mediat bëjnë me dije se ai ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, në pavionin e kirurgjisë. Mësohet se ai ka marrë plagë në kokë dhe në hundë.

Dyshohet se ai është dhunuar për shkak se ka vendosur gjobë në furgonat e linjës që bëjnë rrugën e fshatrave.

Deri më tani, ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Vlorës për çështjen në fjalë.

Dyshohet se u dhunua për një gjobë, del FOTOJA e policit bashkiak

Po ndodh...