Dosja e Korçës, pasi fitoi “lirinë” Arben Lena paraqitet në GJKKO

13 Qershor 2024, 09:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dosja e Korçës, pasi fitoi “lirinë” Arben Lena

Ky është momenti i parë kur ish-kreu i Dhomës së Avokatisë, Arben Lena shfaqet ne Gjykatën e Posaçme pas lirimit nga burgu dhe u la në masën e “arrestit të shtëpisë”.

Në pamjet e siguruara nga “Ora News” Lena teksa futet në ambientet e GJKKO-së shoqërohet edhe nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Lena u arrestua në janar të këtij viti me dyshimin se do të ndikonte në Gjykatën e Apelit të Korçës.

Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Koziçi, i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Nga ky hetim, më parë në pranga me urdhër të SPAK-ut, janë arrestuar 4 persona dhe janë vendosur nën masën “detyrim për t’u paraqitur” dy të tjerë.

 

 

Po ndodh...