“Do iu djeg me benzinë…”, gruaja e Pëllumb Metës: Fëmijët s’më treguan për vrasjen

24 Shkurt 2024, 22:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Do iu djeg me benzinë…”, gruaja e Pëllumb
Pëllumb Meta 50-vjeç u vra nga tre fëmijët e tij dhe u gropos në kasollen e bagëtive pranë shtëpisë.

Blerina Meta, bashkëshortja e viktimës, në një intervistë për Review në Euronews Albania, tha se ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë e dhunës së vazhdueshme fizike dhe psikologjike që bashkëshorti ushtronte ndaj saj dhe ndaj fëmijëve.

Ajo tregoi se ai nuk pranonte kurrë të komunikonte me fëmijët, por për çdo gjë iu thoshe do t’ju vras do ju djeg me benzinë.

“Me mua ka pasur dhunë fizike. Që kur jam futur në atë derë trupi im më shumë rinte i nxirë se sa i bardhë”, tha ajo.

Bashkëshortja zbuloi dhe konfliktin e lindur mes babait dhe vajzës 19-vjeçare. Ajo tha se i ati donte ta fejonte me një person që vajza nuk e njihte. Ndërkohë që 19-vjeçarja e kundërshtonte katekorikisht pasi ishte një student ekselente dhe donte të arsimohej.

Sa i përket fejesës është e vërtet që kishte shumë konflikt, pasi donte patjetër që të bëhej ajo fejesë. Ndërkohë që vajza nuk donte, pasi vazhdonte studimet e larta dhe nuk e njihte djalin, por nuk kishte as priioritet në këtë fazë të jetës që të fejohej, pasi është vetëm 19-vjeçe, në vitin e parë të shkollës së lartë. Ai ishte natyrë autoritare, ashtu ka qenë gjithmonë, unë s’guxoja dot të hapja gojën çfarëdo lloj vendimi që të merrte ai. Ashtu donte të vazhdonte dhe me fëmijët. Goca nuk e pranonte këtë dhe kjo zgjati shumë. Nuk e di pse donte ta fejonte, kur vajza mësonte dhe kishte mesatare 9.9.

Ajo kishte investuar te arsimi, por nuk e di pse babai donte që ajo ta merrte këtë kthesë. Unë nuk guxoja të thoja asnjë gjë pasi kisha vite që rrija aty e shtypur dhe e dhunuar. Ashtu donte t’I mbante dhe fëmijët”, tha ajo.

 

Po ndodh...