Dita nis me reshje shiu, si parashikohet moti për këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me vranësira, të cilat gradualisht pas mesdite do të vijnë në pakësim. Në orët e mbrëmjes, mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta vetëm në zonat malore.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët, pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Gradualisht reshjet e shiut do të humbasin territor, dhe në orët e pasdites do të jenë prezente vetëm në zonat malore deri në orët e mbrëmjes, më pas ndërprerje të tyre.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri në 12m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

