Detaje/ U hodh nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ndërron jetë 47-vjeçari

25 Shkurt 2024, 09:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje/ U hodh nga kati i tretë i Spitalit të Traumës,

Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.

Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.

47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Po ndodh...

ide