Bilanci i aksidenteve për 2024/ Kryeson muaji janar, dita e premte me numrin më të lartë

3 Gusht 2024, 22:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bilanci i aksidenteve për 2024/ Kryeson muaji janar, dita e premte me
Në muajin Qershor 2024 numërohen 141 aksidente rrugore, nga të cilët 195 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).

Gjatë gjashtëmujorit të parë 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,8 për 100 aksidente, nga 17,0 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 92,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 0-24 vjeç dhe 60+ vjeç, duke zënë secila nga 21,3 % të
numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Qershor 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Premte me 17,7 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Mërkurë, me 9,2 %.

Maj

Në muajin Maj 2024 numërohen 126 aksidente rrugore, nga të cilët 167 janë të aksidentuar.
Gjatë pesëmujorit të parë 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 10,1 për 100 aksidente, nga 16,9 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 86,5 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 29,4 % të numrit të aksidenteve
gjithsej.

Në muajin Maj 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditëve të Enjte dhe të Shtunë me 19,8 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Dielë, me 7,9 %.

Prill

Në muajin Prill 2024 numërohen 123 aksidente rrugore, nga të cilët 164 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).

Gjatë katërmujorit të parë 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 10,8 për 100 aksidente, nga 17,8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 84,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 29,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Prill 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë me 23,5 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur në ditën e Shtunë, me 9,8 %.

Mars

Në muajin Mars 2024 numërohen 107 aksidente rrugore. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 147 persona në muajin Mars 2024.
Gjatë tremujorit të parë 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9 për 100 aksidente, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishte 17,5 për 100 aksidente rrugore.

Aksidentet rrugore, në 87,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 31,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Mars 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Enjte dhe të Shtunë me 18,7%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur në ditën e Hënë dhe të Mërkurë me 7,5 %.

Shkurt

Në muajin Shkurt 2024 numërohen 108 aksidente rrugore. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 149 persona në muajin Shkurt 2024.

Aksidentet rrugore, në 78,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç, duke zënë 22,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Shkurt 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Premte me 18,5 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur në ditën e Martë me 8,3%.

Janar

Në muajin Janar 2024 numërohen 162 aksidente rrugore.
Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 229 persona në muajin Janar 2024.

Aksidentet rrugore, në 84,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Janar 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Martë me 19,1 %, ndërsa
numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e Premte me 10,5 %./Alfapress.al

Po ndodh...