
Autobusi me turistë nga Shqipëria përfshihet në një aksident në Itali, 16 të plagosur

20 Korrik 2024, 17:55 / AKTUALITET
Një autobus i vogël me turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor pasditen e kësaj të shtune në Itali.
Sipas informacioneve paraprake të publikuara nga Meridionews.it, autbusi po lëvizte në provincën e Katanias, nga Zafferana Etnea në drejtim të Santa Venerina.
Media italiane shkruan se autobusi mund të ketë pësuar një defekt në frena.
Zjarrfikësit, ekipet e policisë dhe autoambulancat shkuan menjëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 16 persona, disa prej të cilëve janë dashur të transportohet me autoambulancë në spital.
Fatmirësisht asnjë prej të aksidentuarve nuk është në gjendje të rëndë.

Plas skandali: Interceptohet sondazh kundër SPAK-ut!
nga Bato Kosova
ide

Mos u tallni me pleqërinë e Berishës por me ëndrrën për tu bërë dhëndër sërish
Nga Kreshnik Spahiu


Më në fund do të votojmë!
Nga Alban Daci
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128