Aksident i rëndë në Fier, furgoni i Policisë përfundon në kanal, plagosen 2 efektivët e FNSH

7 Dhjetor 2025, 12:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë në Fier, furgoni i Policisë përfundon

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Cakranit, në Fier, ku një furgon i Policisë është përplasur me një automjet tip “Mercedes” dhe ka përfunduar në kanalin anës rrugës, duke thyer edhe barrierat mbrojtëse të autostradës.

Si pasojë e përplasjes, dy efektivë të FNSH-së që ndodheshin në furgon janë shoqëruar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Po ndodh...

ide