24 orë nga vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, asnjë gjurmë nga Sadik Llani. RENEA vijon kërkimet e autorit

Më shumë se 10 banesa nga Fushë-Kruja e zonat përreth kanë qenë subjekt kontrolli nga ana e forcave RENEA me qëllim kapjen e Sadik Llanit.
Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tij pasi edhe në banesën e Sadik Llanit nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.
Hetuesit dyshojnë për përgatitje ushtarake të autorit dhe për këtë fakt është vlerësuar ndërhyrja e RENEA-s në operacion.
Forcat elitë kanë kontrolluar edhe banesën e autorit, por nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.
Mësohet se shënjestra Ardian Baloshi qëndronte vetëm pak metra nga vendi i ngjarjes, në një banesë private.
Me një makinë tip “Benz”, autori ka qëlluar në distancë duke qëlluar drejt Ardian Baloshit dhe duke u afruar me makinë ka nisur të qëllojë në breshëri.
Viktima pasi u plagos në afërsi të lokalit ka vrapuar drejt parkimit të lokalit ku edhe aty është qëlluar duke ndërruar jetë në vend.
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128